Komisioni Hetimor për Metën, Braho: Të kemi vendimet e Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar marrëdhëniet me presidentin

08/05/2021 11:26

Një nga anëtarët e Komisionit Hetimor i ngritur për presidentin Ilir Meta, Spartak Braho kërkon  vendimet e Venecias në dispozicion dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar marrëdhëniet me presidentin.

Gjithashtu kërkon një fond të posaçëm për punën e komisionit.

Ai gjithashtu shtoi se të gjithë anëtarët duhet të tregohen të kujdesshëm sa i përket prononcimeve për presidentin e vendit.

“Ne s’duhet të prononcohemi për punën e Presidentit. Sa i takon planit të veprimit duam t’i shohim me video imazhet  për të cilat akuzohet kreu i Republikës, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”, tha Braho.

Top Channel