Rama viziton muzeun Uffizi në Firence, shoqërohet edhe nga Linda Rama (FOTO)

06/05/2021 10:37

Kryeministri Edi Rama ka vizituar muzeun e famshëm Uffizi teksa ndodhet për vizitë në Firence të Italisë.

Për vizitën në këtë muze, mori ftesë nga kryebashkiaku Dario Nardella dhe ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe kardinali shqiptar, Ernest Troshani.

Rama udhëtoi drejt Italisë ditën e djeshme pas takimit që zhvilloi në Rinas me komisionerin për zgjerimin në Europë, Oliver Varhelyi.

Kreu i qeverisë shqiptare ku ka qenë i ftuar në një event institucional në Palazzo Vecchio të qytetit të Firences dhe për këtë arsye është nisur drejt vendit fqinj, për një vizitë zyrtare.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel