Cilët janë 10 politikanët më të preferuar të shqiptarëve, kryeson Balla, ndiqet nga Xhafaj. Ja ku renditet Rama dhe Basha

30/04/2021 10:17

Numërimi i votave preferenciale për kandidatët e të gjitha partive politike ka përfunduar.

Nga të dhënat e KQZ-së rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21 604 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16 738 vota. Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16 186 vota, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama me 15 871 vota.

Ndërkohë, mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakpi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi.

Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate, po ashtu 4 mandate i siguroi edhe LSI, në lojë me 3 mandate u fut këtë herë edhe Tom Doshi.

Top Channel