Rama në ceremoninë e dhënies së medaljeve për studentët ekselentë: Unë jam shkaku për vonesën e “Medaljes së Artë”, ja arsyeja

23/04/2021 11:32

Kryeministri Edi Rama ishte prezentë në ceremoninë e dhënies së “Medaljes së Artë” për nxënësit ekselencës.

Në fjalën e tij Rama tha se ai ishte shkak për vonesën e dhënies së medaljeve sepse në fillim kishte thjeshtë disa certifikata, por ishte kundër tyre, duke theksuar se studentët ekselentë duhet të marrin medalje të artë.

Rama: Medalja e artë është një shenjë jo e fatit, por e forcës që ju e keni brenda. Sa herë të ndjeheni se forca po ju lë, shihni medaljen dhe do jeni të sigurtë që do ju japi forcë.

Jam edhe unë një shkak për vonesën se kur pash se çfarë ishte certifikata e medaljes i thash ministres kjo nuk bëhet. Medalja e artë është një xhevahir që ne nuk e bëjmë dot me diamantë e flori, por duhet të jetë e njësoj si medalja e atyre që bëhen nder i kombit, atyre që vlerësohen për karrierën dhe kanë bërë një heroizëm. Na u desh pak kohë që të përgatisim medaljet për ju.

Top Channel