Kanë mbërritur tashmë dhe në qarkun e Lezhës materialet zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Qarku i Lezhës ka 4 KZAZ: 12, 13, 14, dhe 15., ndërsa janë në total 249 qendra votimi.

Qarku i Lezhës numëron 173.899 votues, nga të cilat:
Në bashkinë Lezhë janë 88.312 votues në 125 qendra votimi.
Në bashkine e Kurbinit 57.619 votues në 74 qendra votimi.
Në Mirditë 27.969 votues në 49 qendra votimi.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vend këtë të diel, në 25 prill, ndërkohë që po bëhen përgatitjet e fundit për mbarëvajtjen e tyre.

Top Channel