PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur Rudolf Nikolli ndjek me vrap besimtarët brenda në xhami dhe i godet me thikë

22/04/2021 19:08

Top Channel ka siguruar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur para disa ditësh në Tiranë, në xhaminë “Dine Hoxha”, ku hyri brenda me thikë duke sulmuar besimtarët.

Aty duket se si autori, i veshur me të zeza dhe me kapele në kokë, hy me vrap në xhami dhe ndjek besimtarët për t’i goditur me thikë. Një prej besimtarëve të plagosur përpiqet të shpëtojë nga duart e Rudolf Nikollit dhe del me vrap jashtë duke mbajtur këmbën që i rridhte gjak.

Pasi doli me vrap nga xhamia, Nikolli nisi të sulmonte edhe persona të tjerë në rrugë derisa u ndalua nga personat e pranishëm për tu vënë më pas në prangat e policisë.

Nga ky sulm, mbetën të plagosur gjashtë persona, një prej të cilëve ishte edhe menaxheri i xhamisë. Në dëshminë e tij në polici, Nikolli tha: “Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”.

Një nga të lënduarit nga sulmi me thikë është edhe Sabah Peposhi, i cili tregoi për Top Channel momentin e sulmit dhe plagosjen.

“Në ato momente unë ndodhesha këtu brenda. Ishte e papritur. Autori erdhi nga piceria përballë që plagosi njërin nga djemtë. Në atë moment, pasi plagosi atë erdhi plagosi edhe një tjetër, një punonjës që ishte aty. Nga aty erdhi plagosi edhe kolegun e punës. Pastaj hyri brenda, ishin ulur edhe aty brenda. Në atë moment bërtiti ky kolegu im, kujdesuni se ka thikë në dorë. Në ato momente, ne u larguam kurse ai djali mbeti aty se nuk e dëgjoi mirë dhe shkoi e goditi në pjesën e këmbës këtu. Pastaj ai doli jashtë.

Pasi e plagosi, tentoi të dilte jashtë dhe të ikte. Mori një biçikletë, aty pranë, katër-pesë metra larg xhamisë dhe aty ne e ndoqëm nga mbrapa për ta ndaluar. Në atë moment, e ndaluam, u grumbulluan edhe njerëzit. Erdhi edhe policia edhe e arrestuan”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel