Bashkautor i sulmit terrorist në Nice, ku humbën jetën 86 persona, policia jep detajet: Si u kap shqiptari nga Peqini në Itali pas 5 vitesh

22/04/2021 16:19

Një 29 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Caserta të Italisë, pasi akuzohet si bashkautor në ngjarjen terroriste në Francë, ku humbën jetën 86 persona.

Kështu, është kapur dhe arrestuar në Itali, 29-vjeçari, Endri Blliku, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Shtetasi Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit.

Autoritetet franceze kanë bërë shpalljen në kërkim të këtij personi dhe njëkohësisht ka filluar shkëmbimi i informacionit me autoritetet shqiptare, të cilat nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kanë nisur një hetim penal lidhur me këtë rast.

Pas një pune disamujore, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit duke koordinuar punën mes Policisë shqiptare, franceze dhe atë italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i këtij shtetasi, në Caserta, Itali.

Endri Blliku, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për terrorizëm.
Operacioni i koduar “Promenade”, me pjesëmarrjen e Antiterrorit dhe Interpolit të Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe asaj franceze.
Lokalizohet nga agjentët e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, kapet dhe arrestohet në Itali 29-vjaçari nga Peqini.

Pas një pune të gjatë policore dhe hetimore, duke koordinuar informacionet mes Policisë shqiptare, franceze dhe asaj italiane, konkretisht mes shërbimeve të Antiterrorit dhe të zyrave të Interpolit të këtyre vendeve, është bërë e mundur që në Caserta, Itali, të kapet dhe të arrestohet shtetasi në kërkim ndërkombëtar Endri Blliku (Elezi), 29 vjeç, lindur dhe banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Shtetasi Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit.

Autoritetet franceze kanë bërë shpalljen në kërkim të këtij personi dhe njëkohësisht ka filluar shkëmbimi i informacionit me autoritetet shqiptare, të cilat nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kanë nisur një hetim penal lidhur me këtë rast.
Pas një pune disamujore, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit duke koordinuar punën mes Policisë shqiptare, franceze dhe atë italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe më pas arrestimi i këtij shtetasi, në Caserta, Itali.

Endri Blliku, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Endri Blliku (Elezi), i akuzuar nga autoritetet franceze për “Pjesëmarrje në grup kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa leje e materialeve ushtarake”, aktualisht i arrestuar në Itali, është në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Francës.
Policia e Shtetit përditë e më shumë po rrit besueshmërinë tek partnerët e saj, duke treguar profesionalizëm dhe vendosmëri në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Gruaja që ndihmoi terroristët/ Hetimet në Shqipëri për Enkelejda Zacen

Rreth katër muaj më parë, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se masakra terroriste e gati katër viteve më parë në Nisë të Francës, ku mbetën të vrarë 86 persona, ishte kthyer në objekt hetimi edhe në Shqipëri.

Një shtetaseje shqiptare, të moshës 47 vjeçare, të identifikuar si Enkelejda Zace iu gjurmuan pasuritë sipas një kërkese që synon të gjurmojë pasuritë e saj dhe çdo veprim financiar.

Burimet e prokurorisë pohuan për Top Channel se akuza u aktivizua pas kërkesës së anit terrorit që dyshonte se 47-vjeçarja, e cila ka edhe nënshtetësi franceze, mund të ketë pastruar para në vendlindje.

Gruaja fillimisht u verifikua nga OFL një strukturë që u shpërbë në mbarim të mandatit 1-vjeçar dhe më pas gjetjet e kësaj strukture iu përcollën prokurorisë. Paralelisht me hetimet ndaj 47-vjeçares rezultoi edhe një shkresë e Ambasadës Franceze me numër 226, ku u përshkrua informacioni se si Enkelejda Zace u ndalua në 17 korrik 2016, pra tre ditë pas sulmit terrorist nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori i masakrës që hyri me një kamion në mes të turmës dhe qëlloi me armë zjarri derisa më pas u vra nga policia.

Francezët pohuan se Zace u akuzua për pjesëmarrje në grup terrorist, sipas kodit penal francez dhe mbajtje të armëve kategoria a dhe b, në lidhje me një aktivitet terrorist.

Në muajin shkurt të 2019 kjo shtetase rezulton të jetë liruar nën masën detyrim paraqitje. Por, për të siguruar detaje shtesë nëse francezët kanë shpallur apo jo një vendim fajësie, prokuroria iu drejtua me një kërkesë departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare, megjithatë nuk dihet nëse pala franceze ka kthyer përgjigje.

Zace, së bashku me shtetasin shqiptar, Artan Henaj dyshohen se i shitën armë terroristit Francko Tunizian, i cili më pas e goditi Francën ditën e festës kombëtare të 14 korrikut.

Top Channel