Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ 4 të plagosur, dhëndri i viktimës në gjendje më të rëndë (Emrat)

21/04/2021 16:38

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan nga përplasja e simpatizantëve të PD dhe PS-së, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Në gjendje më të rëndë është Eltjon Bodinaku, i cili është dhëndri i viktimës, Pjerin Xhuvani.

Të plagosurit nga ngjarja janë Emiljan Prenga ,Pavlo Vuksani , Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota, ku kjo e fundit është police e ndodhur rastësisht aty.

Kujtojmë se autori i vrasjes është Arbër Papleka, shoqërues i Gazmend Bardhit.

Top Channel