Flet nga arratia autori i ngjarjes në Kavajë: Isha ‘i mbushur’ nga plagosja e besimtarëve. Basha m’i humbi sakrificat

20/04/2021 10:29

Ndriçim Jonuzi/ Tahiri është autori i plagosjes së militantit të PD-së në selinë blu në Kavajë. Në një video nga arratia Jonuzi ka pranuar autorësinë e plagosjes, por nga ana tjetër ka theksuar se kjo ngjarje nuk është politike.

Ai ka thënë se gjithçka ka nisur se dy militantë të PD-së, përfshirë të plagosurin i kanë zënë rrugën një gruaje të moshuar dhe kur Jonuzi i ka kërkuar të largoheshin ata ‘kishin shtrembëruar hundë e buzë’.

Ndriçimi thotë se ai ishte ‘i mbushur’ dhe reagimi i ashpër i tij ka ardhur edhe si pasojë e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në Tiranë, ku një qytetar hyri dhe plagosi gjashtë besimtarë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, te Rruga e Kavajës.

Gjithashtu ai hedh poshtë deklaratat e Bashës së është militant i PS-së, duke shpjeguar se prej vitesh ka qenë mbështetës dhe simpatizant i PD-së, por tashmë ka hequr dorë nga angazhimi me politikën.

Ndriçim Jonuzi/ Tahiri: Dua të sqaroj vëllezërit e mi myslimanë që s’kam n’jet me u marr me politikë. Më kanë thënë që Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk me vjen mirë fare me mi hum të gjitha ato sakrifica për PD-në.

Është dashur me fol par me gjithë ata të PD-së së vjetër jam apo nuk jam socialist unë.

Kam bërë shumë më tepër sakrifica për PD po nuk e shoh të udhës të flas me këtë video.

nuk jam krenar për atë që kam bërë se si besimtar që jam zoti më faltë, duhet të kisha bërë sabër por ska lidhje me punë politike. Dje ndodhi ajo që ndodhi në xhaminë Dine Hoxha dhe kisha shumë mërzitni brenda.

Kur shoh këtë mistrecin dhe i zë rrugën, tha them edhe me emër se i kam parë të gjithë ata aty, po nuk flasin se ia ka qejfi për fushatë. Mir Gjoci që nuk ka asnjë flok të zi më në kokë i ka të gjitha të bardha prej thinjave dhe kishte nënën e vet, me shami në kokë dhe duke ik padyshim me cel iftar te ropt e vet, dalin dy horra që bëjnë të fortë se prag fushte janë bërë cupa pa e dit buzat e la me qumësht se çfarë bëhet nëpër qytet.

Thjeshtë i kam fol, hap rrugën nuk e sheh që ke një nën me shami dhe këto tipat që shtrembërojnë buzë e vetulla, ky është problemi që s’i kam duruar dot.

Më vjen keq për nënën e tij se nëna është nënë. Vëllezër ma boni hallall për shqetësimet, por të rrini pa merak me lejen e allahut se çim Jonuzi i ka mbaruar ato punët kur u ingranote me PD. Për ma sot janë të gjithë njësoj, s’më intereson asnjë lloj partie. Kujtohen me ne vetëm një herë në 4 vjet. U kujtova për këtë punë kur u bëra 40-vjeç por nuk kam se çfarë të bëj.

Top Channel