Manastirliu tregon nëse qytetarët që kanë marë vaksinat ruse dhe kineze mund të pajisen apo jo me certifikatë

19/04/2021 08:38

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Wake Up” ka qetësuar të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse apo at kineze.

Ajo sqaron se këta qytetarë nuk janë të përjashtuar nga marrja e një certifikate vaksinimi, kur OBSH ta vendosë, pavarësisht faktit se vaksinat nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

 

Manastirliu: Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani. OBSH ka thënë kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do arrihet në një rezultat që të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja, apo një test negativ.

E pyetur nëse qytetarët kanë mundësi të zgjedhin vaksinën që duan të bëjnë, ministrja Manastirliu u shpreh se aktualisht kjo është e pamundur dhe qytetarët do të bëjnë vaksinën që është në radhë.

Manastirliu: Aktualisht nuk ka një aspekt dëshiror në zgjedhjet e vaksinave. Sa i përket vaksinave që mund të kenë më shumë elemente që bazohen në studime të ndryshme e kanë vlerësuar dhe rekomanduar tek persona që drejtohen me dializë apo sëmundje të tjera. Ne duhet të bëjmë vaksinën që është disponible.

Top Channel