Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot/ Shoferi humb kontrollin dhe përplas 3 makina të parkuara pranë lokalit (VIDEO)

18/04/2021 20:31
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Aty janë përfshirë 4 automjete, ku dyshohet të ketë të plagosur. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si automjetet tip Benz, Fuoristradë dhe Ford thuajse janë shkatërruar plotësisht. Burime për Top Channel bëjnë me dije se drejtuesi i një ka humbur kontrollin dhe është përplasur me katër automjete të parkuara në afërsi të një lokali.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

Informacion paraprak: Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të një kompleksi mjeti tip ” Audi” me drejtues shtetasin E.N.,është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin R.N., ku si pasojë e përplasjes kanë goditur dhe 3 mjete të parkuara në anë të rrugës.

Nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Drejtuesit e mjeteve, shtetasit E.N. dhe R.N.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel