Prokurori: Alkooli nuk të bën dëm/ Vendimi i Ervin Karanxhës: Të futësh alkool në burg nuk është vepër penale

17/04/2021 21:20

Prokurori Ervin Karanxha ka në dosjet e tij një nga vendimet me të çuditshme.

Sipas tij të futësh alkool në burg nuk është vepër penale sepse ne festa si ajo e vitit të ri duhet të përdoret alkooli dhe se alkooli nuk bën dëm për shëndetin.

Ky është një nga ato vendime që Vettingu po ia shqyrton këtij prokurori në degën e aftësive profesionale, sepse në atë pasurisë, shkarkimi i tij është paralajmëruar me shkarkimin që iu bë bashkëshortes gjyqtare.

Top Channel