Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme, ku po zhvillon një takim me banorët e asaj zone, të cilët janë vendosur në distancë me njëri-tjetrin për shkak të masave anticovid.

Rama nuk la pa përmendur epitetet metaforike ndaj kreut të PD-së, Lulzim baasha, ku nuk la pa e krahasuar edhe me Rrapush Xhaferrin, themeluesin e firmës piramidale “Xhaferri”, në vitet 1995-1997, një nga periudhat më të këqija të vendit, ku shqiptarët humbën gjithçka kishin.

Ai bëri një paralelizëm të vendit gjatë periudhës së vitit 1997 dhe asaj të sotmes, duke  e lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, ku sipas kryeministrit ishte ai që e bekoi Xhaferrin dhe Bashën.

“Këtu ka shumë që kanë njohur Rrapush Xhaferrin, i cili u shfaq si një zë që i tërheq njerëzit duke u thënë mos u lodh nuk ia vlen, është e kotë dhe ju ofron prap një rrugë të shkurtër, ai mori Shqipërinë anë e mbanë nën bekimin e atij që ju e mbani mend mirë që këtu në Gjirokastër s’duhet t’i përmend as emrin se s’ia vlen e sot e gjithë ditën është aty në përpjekje për t’i dhënë përsëri një tjetër formë atij emri. Me bori me këngë e valle i shtronin rrugën edhe me sheqer. Ai u thotë pse duhet të lodheni erdha unë shpëtimtari t’i më jep mua një unë të jap dy. Kështu Saliu në krye të tyre e futën Shqipërinë në një jetë në kafe. Ato dy që duheshin marrë kur deti u bë kos, iu futën në sy shqiptarëve e i qërroi , ata filluan të hidheshin përpjetë. Tani po tek Rrapushi i ri, Luli, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, vetëm forma ndryshon, por ai që e bekon është i njëjti njeri. Është po i njëjti njeri që e bekon. Në formë ndryshojnë veturat, se janë më të shtrenjta se ato që ndiqnin Xhaferrin. Aty janë ata që duan të rimarrin doganat, tatimet, drejtoritë e shëndetësisë, kudo plaçkën e humbur, hap pas hapi ne po i kthejmë Shqipërisë, duke ndërtuar hap pas hapi një shtet të barabartë për shqiptarët”, tha Rama.

Top Channel