Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për 2 kandidatë për deputetë që janë përfshirë në listat e LSI-së dhe Nismës Thurje, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Një prej kandidatëve është Napolon Laska, pjesë e listës së Nismës Thurje. Në njoftim thuhet se tashmë rezultatet i kanë kaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtim dhe Laska ka rezultuar plotësisht i pastër.

Kandidati tjetër për të cilin ka mbaruar verifikimi është ai i kandidatit për deputet të LSI-së, Artur Baku.

Në vlerësimin e Prokurorisë Baku rezulton se:

-kishte kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile

-të ketë qenë i arrestuar apo dënuar më parë nga organet shqiptare, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

-të ketë qenë i siguruar me masë shtrënguese të sigurisë personale

Ndërsa për kandidatin për deputet të Partisë Social Demokrate Serdar Hoxha, Prokuroria ka kërkuar nga KQZ që brenda datës të gjitha të dhënat dhe indiciet për të kaluar penale të subjektit brenda apo jashtë vendit.

Njoftimi i plotë:

Miredita te gjitheve! Ne pergjigje te interesimit tuaj (thuajse pa perjashtim te gjithe) me lejoni t’ju informoj se:    Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 41, datë 11.02.2020 përfundoi verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit (në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016), për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces dhe po trajton të gjitha kërkesat e përcjella, për verifikim të thelluar e të plotë të të dhënave të pasqyruara në Formularët e Vetëdeklarimit nga personat, subjekte të këtij ligji që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel