Ftesa për bashkëpunim që Rama i bëri kryedemokratit/ “Basha është marrë peng nga liderët e të shkuarës”

15/04/2021 10:27

Të ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ishin analisti Alfred Peza dhe gazetari i Top Channel Muhamed Veliu për të folur rreth ftesës së Kryeministri i Shqipërisë i bëri ditën e djeshme kryedemokratit Basha për bashkëpunimin pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Analisti Alfred Peza shprehet se Lulzim Basha është marrë peng nga liderët e të shkuarës, duke thënë se kryetari ‘de facto’ i Partisë Demokratike është Sali Berisha.

Peza: Të gjithë e din që kryetari de facto o PD është Saliu, Luli është marr penga nga liderit e politikës së vjetër. Basha kishte një shans dhe ka një shans për tu shkëput nga e vjetra dhe të merret seriozisht nga shqiptarët. Kjo ishte një kamerdare shpëtimi për vet Bashën, nëse do të shpëtojë nga pengmarrja politike e nga liderët e të shkuarës. Përgjigja e Bashës dëshmoi se vazhdon të mbetet peng ndërkohë që shqiptarët kanë kuptuar se Rama është diga dhe kufiri i fundit që mund të mbajë larg të ardhmes liderët e të shkuarës.

Ndërkohë që gazetari Muhamed Veliu shprehet se: Në fillim të fushatës elektorale Rama shpeshherë është shprehur se ne duhet ta shpëtojmë Bashën nga Monika Saliu Meta. Është një shtrirje dore për bashkëpunim në të mirë të Shqipërisë.
Gazetari Muhamed Veliu shprehet se ajo çka kryeministri ka thënë ditën e djeshme është mjaft komplekse dhe nuk ka qenë vetëm në adresë të Lulzim Bashës.

“Vlen për të parë cili do jetë reagimi i Bashës. Natyrisht që do thotë unë jam kryeministër i ardhshëm dhe Rama i përket të shkuarës. Përsa i përket votuesve, Rama i ka ngacmuar mjeshtërit jo vetëm Bashën por edhe votuesit, duke i thënë se: “ore Luli duhet shpëtuar, se është marrë peng nga Saliu”. Ajo çfarë ka thënë Rama dje është komplekse nuk është vetëm në adresë të Lulzim Bashës por edhe më i gjerë”, u shpreh Veliu.

Analisti Peza shton më tej se lidershipi i opozitës është në krizë dhe sjell në vëmendje ditën e hapjes së fushatës për PD, ku mungonin liderët e vjetër dhe kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë.

“Besimi ka munguar dhe lidershipi i opozitës është në krizë besimi dhe politike. Kjo u pa që në hapjen e fushatës elektorale të PD në shesh, ku Basha ndodhet mes dy zjarresh nga një anë e di se çfarë do, do të mbajë larg liderat e vjetër dhe Basha e bëri këtë gjë duke mos pasur në krahë aleatin kryesor. Basha u kujdes të mbante larg jo vetëm Berishën. Nuk kishte ndodhur kurrë që lideri dhe themeluesi të mos ishte në festën e hapjes së fushatës dhe fakti që mbajti larg edhe LSI dëshmon se Basha e di që elektorati nuk do ta shoh përkrahë Metës, Kryemadhit dhe Berishës”, shton Peza.

Top Channel