Aksidenti që “ndau” çiftin/ I fejuari përplasi makinën me pishat, ja kush është 19-vjeçarja që humbi jetën (Foto)

15/04/2021 14:11

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në rrugën nga Divjaka për në plazh, ku humbi jetën një 19-vjecare.

Ajo është identifikuar si Elsa Meci, trupi i së cilës u bllokua në automjet dhe u nxor nga forcat zjarrfikëse. Top Channel ka siguruar fotografitë e saj, e cila ishte e fejuar me Vilson Hoxhën, 25 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Audi” dhe fatkeqësisht doli nga rruga duke u përplasur me pishat.

Vilson Hoxha nga Elbasani, së bashku me pasagjerin tjetër Daniel Doda nga Vlora, 23 vjeç janë dërguar në spitalin e Traumës. Mësohet se gjendja e 25-vjeçarit është kritike. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel