Prokurorët u ankuan për Bashën/ KLP shtyn vendimin për të mbajtur një qëndrim publik

14/04/2021 16:02

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë marrjen e vendimit për të mbajtur një qëndrim publik ndaj prokurores Elisabeta Imeraj.

50 prokurorë dorëzuan në KLP një peticion, pas sulmeve, që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri Imerajt.

50 prokurorët, nëpërmjet një kërkesë, i kërkuan KLGj-së të mbajë një qëndrim dhe një deklaratë publike, ku të mbrojë të gjithë prokurorët dhe veçanërisht kryeprokuroren e Tiranës. Imeraj u sulmua nga Basha, menjëherë sapo ishte konfirmuar nga Vetting-u për të trija kriteret e vlerësimit, që janë pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës. Kërkesa u firmos nga të gjithë prokurorët e Prokurorisë së Tiranës.

Kreu i KLP-së deklaroi se, sa kohë jemi në një fushatë zgjedhore dhe i akuzuari është kreu i opozitës, duhet kohë dhe kjo çështje do të shtyhet deri në përfundim të ditës së votimeve.

 

Top Channel