Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Breaking” në Top News, për të folur për fushatën e Partisë Socialiste në kryeqytet.

“Është një fushatë e pazakontë, ku duhet që shumicën e aktiviteteve ti bëjmë në natyrë, ndërsa ato në sallat e mbyllura ti bëjmë me pak persona. Duhet më shumë kohë që të takosh të gjithë njerëzit. Por është edhe një mundësi. Në fatkeqësitë e tërmetit u bënë shkolla të reja. Ndërsa tani ka më shumë intimitet, ke mundësi të tregosh se si rroga minimale do të rritet, si taksa e biznesit të vogël do të jetë zero. Këto tema diskutohen më mirë në grupe të vogla, se sa në mitingje të mëdha”, tha Veliaj.

I pyetur se si i pritën qytetarët kandidimin e figurave jo politike, Veliaj u shpreh se janë shumë kuriozë që të dinë më shumë rreth tyre.

“Çfarë i duam ne ato parti politike ku kandidojnë emra të vjetër. I kanë provuar, parë, figura të djegura. Njerëzit duan të dinë kjo profesoresha ka nipa, stërmbesa. Është një njeri përtej një inxhiniere e shkëlqyer. Shumica e njerëzve duan të dinë edhe këto gjërat e vogla. Duhet të flasim me këmbë në tokë, ata nuk janë prej gome, janë prej mishi e gjaku. Najada ka një familje teksa merret me dramat e Covid”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Më pas Veliaj u pyet se sa garanci jep Bashkia Tiranë në mandatet? Ai u shpreh se do të fitojnë në 5 bashkitë, atë të Vorës, Kavajës, Kamzë, Rrogozhinës./Gazetashqip

Top Channel