Rama: Pushteti s’ka qenë kurrë i imi, as i krushqve! Kemi paketën më të madhe të investimeve, legalizimet u dhjetëfishuan

13/04/2021 17:49

Kryeministri Edi Rama ndalesën e radhës të fushatës e ka bërë në njësinë 1 në kryeqytet.

Rama foli se për të bërë punët e nisur duhet mandati i tretë ndërsa tha se pushteti ka qenë gjithmonë i popullit.

Gjatë këtyre viteve qeverisje Rama tha se legalizimet janë dhjetëfishuar dhe procesi vazhdon ende: Sot janë 210 mijë familje po pak sipërmarrje ndër to, që atë që prisnin të legalizonin e kanë të tyre tanimë. kjo nuk ka përfunduar se janë të vështira nga pikëpamja ligjore, por kur erdhën në 21 mijë ishin bërë ndërsa sot 10-fishi.

Pjesë nga fjala

Rama: Dua të qëndroj këtu sot me ju te e sotmja për të parë të nesërmen, unë jetoj çdo minutë më stresin dhe shqetësimet e njerëzve, dhe përgjithësisht ju jeni të stresuar nuk është një kohë normale, një çast vështirësie por një periudhë e gjatë , mbi 15 muaj që ju dhe të gjithë ne kanë hyrë në një fazë stresi.

Në një fazë shqetësimi më të madh se zakonisht, ku halleve të zakonshme i është shtuar sipër një re që trysnon, qysh nga tërmeti, tek tërmeti që faktikisht goditi gjithë botën pandemia, që u ndje në të gjithë planet që secili ka bërë, në frikën për të nesërmen , për jetën e gjyshërve, gjatë gjitë kësaj periudhe kemi jetuar duke dëgjuar e lexuar për njerëz si ne që ndahen nga jeta apo që kalojnë një torturë të jashtëzakonshme, kur kufizimi i lëvizjes bën të duket sikur je ne kafaz, ndaj e nesërmja duket si mision i pamundur, prandaj njeriu kërkon të shfryjë të gjejë mijëra arsye për të lehtësuar veten, dhe këtë gjë projeksionin e çojmë tek ata ata që na shërbejnë e qeverisin.

Këtu është momenti që ne te marrim frymë dhe të shohim që në këta muaj s’kemi qëndruar në vend, drita në fund të tunelit po vjen duke u zmadhuar.

Ne si jo shumë të tjerë rreth nesh po bëjmë vaksinim masiv, që po nxjerr nga ankthi me mijëra në ditë.

Ndërkohë vazhdon kthimi në shtëpi i njerëzve që humbën çdo gjë në pak sekonda. Ne kemi ecur shumë e vazhdojmë të bëjmë. Për ti kthyer njerëzit në lagjet e reja, të më falni për Ali Demin, por do jenë më të bukura se aq.

Siç ishin lënë më parë aty për mish për top, ca shpie e tyre ishte ajo, sot janë 210 mijë familje po pak sipërmarrje ndër to, që atë që prisnin të legalizonin e kanë të tyre tanimë. kjo nuk ka përfunduar se janë të vështira nga pikëpamja ligjore, por kur erdhën në 21 mijë ishin bërë ndërsa sot 10 fishi.

Çfarë vjen më pas, se kur të gjithë presin a do ketë vaksina, dhe pastaj vjen, njeriu thotë iku kjo. Tani nuk jemi në kushtet kur diskutojmë a do dalim apo jo, por po pastaj si do jetë ekonomia ime. Që të rinjtë mos të ikin kur të hapen kufijtë.

Kjo është arsyeja pse jam këtu, në këtë fazë të historisë sonë, për tu thënë që pikërisht në këtë vend në 25 prill të votohet PS, jo për 4 vjet të tjera për mua sepse unë e kam thënë që në ditën 1, dhe për fat të keq jetojmë në një shoqëri shumë të mbarsur me te keqen, dhe shumëçka zvogëlohet kur është e mirë dhe e kundërta, dhe lulëzojnë shumë gjysmë të vërteta, e kam themelin e krenarisë sime që në ditën e parë në atë zyrë kam qenë njeriu që hyn de del , pushteti ka qene i juaji , në asnjë rast s’ka qenë i imi, i familjes time, i një rrethi të ngushtë familjarësh e krushqit.

Ne këtu vijmë pas një mandati të dytë që morëm, por ndërkohë vijmë teksa mandati i 2 ishte një luftë në dy fronte.Shumë nga gjërat që do ishin bërë ndryshe me shpejt, mbetën në plan të dytë është gjëja më normale.Kemi përgjegjësinë e madhe të realizojmë një hap të jashtëzakonshëm dhe të shkojmë në një lartësi tjetër .

Duke pasur sot një program investimesh të mëdha të dakordësuara. Paketën më të madhe të investimeve që  ky vend ka pasur në historinë e tij, që ta bëjmë Shqipërinë më 4 aeroporte, me 4 porte turistike, me dy tregtare , që t’i japim vendit infrastrukturë për më shumë punë dhe ekonomi, për punë të paguara më mirë.

Problemi është mungesa e vendeve të punës të paguara mirë, prandaj duhet të vazhdojmë të ndërtojmë zinxhir. me reforma në universitet me kolegje profesionale, që të kemi të rinj të profilizuar, që do ketë një nevojë më të madhe në këtë treg që këto porta të reja përcjellin këtu shumë  me tepër turistë, që të kemi njerëz që të mbulojnë ato kërkesa për profesione nga më të ndryshme, flasim për zanatçinj.

Unë dua , kam një bindje të thellë, që tanimë është e mundur që dielli të mos shkëlqejë vetëm për ata që vijnë turistë, por dielli të shkëlqejë me nga një rreze për secilin që beson te vetja, te puna, te atdheu ynë.

Top Channel