Dy punonjës policie janë plagosur me armë zjarri në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, pas të cilit dy punonjësit e policisë janë plagosur me armë zjarri në këmbë.

Ata janë identifikuar si Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Pritet që të zbardhen detaje të tjera në lidhje me plagosjen.

Top Channel