Pamje nga vendngjarja

Garazhi i një pallati është përfshirë nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë në orën 07:30 të mëngjesit.

Top Channel ka mësuar se në pallat ka akoma persona të cilët nuk kanë dalë. Personat e fundit që dolën ishin të nxirë nga tymi dhe shfaqnin pak probleme. Forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve.

Sipas policisë,  zjarri ka rënë në garazhin e pallatit dhe më pas tymi është shpërndarë në katet sipër.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati. Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel