Pamje nga garazhi

Top Channel ka siguruar një video nga brenda garazhit në zonën e Freskut, i cili u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të diele.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur evakuimin e banorëve.

Sipas policisë,  zjarri ka rënë në garazhin e pallatit dhe më pas tymi është shpërndarë në katet sipër.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati. Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel