Balla takim me banorët në Qukës Shkumbin: Rama, pengesa e fundit, që mbron Shqipërinë nga pengmarrja e Berishës dhe Metës

11/04/2021 13:20

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Qukës-Shkumbinit në Përrenjas.

Në fjalën e tij Balla u ndal tek procesi i vaksinimit, për të cilin tha së është një betejë që duhet çuar deri në fund, ndaj u bëri thirrje banorëve që të vaksinohen.

Për numrin dy të Partisë Socialiste, mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë.

Do të bëjmë një punë tamam që do t’i qëndrojë kohës. Nuk do të jetë një punë për fushatë. Kemi investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Po investojmë në rrugë, në ujin e pijshëm. Këto janë punë që askush nuk i imagjinonte pak kohë më parë”, tha Balla.

Ai ironizoi Partinë Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. “Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shkollore, në atë të Shëndetit Publik. Të mos harrojmë në 2013 ndihma ekonomike në Qukës ishte 8-10 mijë lekë të vjetra. Sot është 120 mijë lekë, madje ka familje që marrin 160 mijë lekë. Krahasuar me çfarë ishte është shumë herë më shumë”, tha ai.

Balla shtoi se “pengesa e fundit që mbron Shqipërinë nga pengmarrja e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka emrin e Edi Ramës“.

Top Channel