Basha në Burrel: I përkasim Europës me zemër dhe mendje. Nesër do t’i përkasim edhe me standarde dhe me ekonomi

10/04/2021 20:22

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përmbyllur turin e takimeve në verilindje të Shqipërisë, në qytetin e Burrelit ku pritja entuziaste nuk ka munguar as në këtë takim.

Në fjalën e tij, Basha tha se të djathtë dhe të majtë janë bashkuar si asnjëherë më parë një një qëllim të vetëm, të sjellin ndryshimin më 25 prill.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej të rinj e të reja, matjan e matjane, banor të kësaj treve fisnike, krenare dhe punëtore, njerëz të dijes, njerëz të punës. Trevë që nxori themeluesin e shtetit shqiptar dhe të monarkisë shqiptare dhe që sot me bashkimin tuaj e thoni qartë  dhe prere se jemi gati për të bërë të mundur ndryshim e madhe, ndryshimin e mëritur, ndryshimin shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari në 25 prill. Nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në zemër të Tiranës dhe kudo anë e mban vendit po fryn era e ndryshimit.

Pas 8 vitesh më shumë se vuajtje, rraskapitje, varfëri dhe papunësi shqiptarët e kanë ndarë mendjen duan dhe do të bëjnë me përpjekje ndryshim. Të rinj dhe të reja, burra dhe gra, prindër, nëna dhe motra, gjyshet tona, të djathtë dhe të majtë jemi bashkuar si asnjëherë më parë në një qëllim të vetëm, të sjellim ndryshimin, ndryshimin, ndryshimin që do Shqipëria, ndryshimin e vërtetë për familjet tona, për fëmijët tanë, ndryshimin që do të thotë hapje, rihapje e rrugës tonë drejtë asaj të cilës i përkasim me zemër dhe me mendje e nesër do t’i përkasim edhe me standarde edhe me ekonomi edhe me rroga Europës dhe Bashkimit Europian.

8 vitet më të gjata për familjet shqiptare, 8 vitet më të vështira për prindërit shqiptarë e në veçanti për nënat shqiptare, për gratë shqiptare, për bashkëshortet, për motrat tona që i shoh sot me shumicë rreth e qark dhe ju përshëndes edhe atje lart ku jeni. E kanë bërë etjen për ndryshim të pa përmbajtshme, e ndjej dhe më emocionon kudo ku ndalem, në Dibër, në Bulqizë, në Klos, në Mat dhe deri në Gjirokastër, në Tiranë dhe në Durrës, në Krujë dhe në Shkodër, në Lezhë, në Kukës. Dua t’ju them sot se etja juaj për ndryshim, ëndrrat dhe pritshmëritë tuaja kanë zgjidhje tek programi i Partisë Demokratike, i Aleancës për Ndryshim se ne kemi vetëm një qëllim, ta kthejmë Shqipërinë tek pronarët e saj të vërtetë, që jeni ju, qytetare dhe qytetarë të saj.

Vëllezër dhe motra, me 25 prill ky bashkim i madh shpirtrash që është derdhur shesheve dhe rrugëve të Shqipërisë, që është derdhur rrjeteve sociale, që nuk ka asgjë ta mbulojë apo ta ndalë, ka për detyrë t’i përgjigjet vetëm një pyetje. A mund të vazhdojmë edhe 4 vite të tjera kështu si këto 8 vite. E keqja, dështimi i këtyre tetë viteve prapë troket në dyert e familjeve shqiptare, a do t’ia hapni derën, a do t’ia hapni derën për herë të tretë? Apo do të bashkohemi për ndryshim me votë. Të votojmë për familje tona, për fëmijët tuaj, për ekonominë, do votojmë për ndryshimin, numri 9, Aleancën për Ndryshim.

Dy javë për të marrë vendimin, nuk do të vazhdojmë edhe 8 vite vendnumëro, të fundit në Ballkan, pa hapur negociatat apo do më jepni mundësinë, do ma jepni mundësinë mua dhe ekipit tonë  për ndryshimin ta hapim rrugën drejt Evropës. Investime evropiane, standardet evropiane si i meriton Mati Dibra dhe e gjithë Shqipëria. Jemi të ndryshëm në këto bashkime të mëdha por një gjë na bashkon njësoj si aleancën tonë, etja për ndryshim. Le të ushtojë nga kjo trevë që i nxori themeluesi i shtetit modern shqiptar. Le të ushtojë thirrja bashkë për ndryshim. Bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim. Të rinj dhe të reja, pensionistë, prindër, të djathë dhe të majtë bashkë për ndryshim! Shqipëria fiton!

Top Channel