Në pritjen e bërë nga Ministria e Jashtme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies SHBA-Shqipëri, Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në një konferencë për media ka vlerësuar bashkëpunimet dy palëshe pas çlirimit të Shqipërisë nga regjimi diktatorial.

Kim ka bërë një paralelizëm duke thënë se 30 vite më parë, Shqipëria është parë si “Koreja e Veriut” e Europës,  e ndërsa sot ajo është një aleate e palëkundur e SHBA-së.

Diplomatja amerikane tha se vendi ynë ka bërë progres në Reformat e ndërmarra, e ndërsa shtoi se ka mbështetjen maksimale në rrugën për integrimin në BE  vlerësoi rolin e Shqipërisë në drejtimin e OSBE përgjatë vitit të vështirë të pandemisë së COVID-19.

Për ambasadoren Kim ka qenë një nder të drejtojë ekipin e ambasadës në Shqipëri në këto 14 muaj.

“Sot shënojmë një moment shumë të rëndësishëm, 30 vjetorin e rivendosjes së lidhjes me SHBA dhe BE-së. Do kemi një sërë aktivitetesh për të festuar këtë përvjetor. Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në një aleate të palëkundur të SHBA, 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhiri i diktaturës dhe SHBA kapën me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj lirisht. Është një kënaqësi të shihja ekspozitën parë se si i vendosëm marrëdhëniet demokratike dhe kemi qenë kaq të kënaqur që mirëpritëm Shqipërinë dhe presim ditën kur ju të integroheni në BE-së. Jemi duke transformuar pranin e USAID në atë që është përcaktuar më shumë nga partneriteti. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollarë ndihma që e kemi përdorur për sfida të ndryshme, si pjesë e këtij kontributi kemi mbështetur reforma të rëndësishme dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe ne jemi krenar që t’ju mbështesin. Shqipëria ka bërë përparësi të reformave, s’ka qenë e lehtë, por ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi që t’ju mbështesin, angazhimi ynë mishërohet në aleancën e NATO-S. I jemi mirënjohës Shqipërisë për kontributin e saj në misionet e NATO-s. Pres me kënaqësi atë që mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme.  Ka qenë një nder për mua të drejtoj ekipin e ambasadës në Shqipëri për këto 14 muaj. Shqipëria, mike dhe partnere e SHBA”, u shpreh Yuri Kim në fjalën e saj.

Yuri Kim vuri në dukje edhe në detaje të vogla, siç është xhaketa e tyre, ku njëra është e veshur me të kuqe dhe tjera me të zeza, dy ngjyra të flamurit kombëtar. Një tjetër detaje i rëndësishëm është edhe stema që kanë në xhaketë, ku kim mban simbolin e Shqipërisë dhe Xhaçka të SHBA-së.

“Ne kemi shkëmbyer stemat e njëra tjetrës dhe kjo tregon që në jemi kaq të afërt si aleatë dhe miq me njëri tjetrin. Kështu që ju falenderoj edh enjë herë”, tha Kim.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në 30 vjetorin e SHBA-së dhe Shqipërisë ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më shumë se historike. Xhaçka tha se kjo marrëdhënie është jetike për vendin tonë, në mbështetje të reformave të rëndësishme, dhe theksin e vuri te Reforma në Drejtësi. Për Xhaçkën, mbështetja e SHBA-së ka bërë të mundur miratimin e kësaj Reforme, duke i bërë ballë sipas saj kundërshtarëve të kësaj reforme.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel