Kryeministri Ram gjatë fjalës së tij, përpara prezantimit të listës së kandidatëve për deputetë,ka falenderuar edhe njëherë Vasilika Hysin dhe Eglantina Gjermenin, dy deputetet e PS që nuk do të garojnë për një mandat tjetër në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama nuk i kursyer lëvdatat për të dyja zonjat, për të cilat tha se hyjnë në një kategori shumë të veçantë fisnike të politikës, teksa iu atribuoi merita në shumë ligje dhe reforma.

Rama: Një falënderim në këtë 8 mars që në selinë e PS-së ka pasur një emocion të veçantë me deputetet dhe kandidatet për deputete. Kemi ndarë një moment të veçantë me Hysin dhe Gjermenin që u tërhoqën nga jeta parlamentare me një klas të qartë duke dhënë një leksion të bukur ndaj familjes politike. Të dyja profesore të nderuara u angazhuan në skuadrën tonë 12 vjet më parë me ftesën time dhe sot pas 12 vjetësh ato dua ta vazhdojnë bashkëjetesën në këtë familje të madhe. Hyjnë në një kategori të veçantë. Ka dhe nga ata dhe ato që punën e kanë shumë të madhe ndërsa zhurmën e kanë 0. Duke mos bërë kurrë asnjë zhurmë mund të kalojnë pa u vënë re në ekranin e zhurmshëm të politikës. Gjurmët që kjo kategori lë pas janë në ligjet dhe projektet të cilat e çojnë shoqërojnë shoqërinë përpara.

Gjurmët që kjo kategori lë pas janë në ligjet dhe projektet të cilat e çojnë shoqërinë përpara si dhe në mbresat e atyre që kanë fatin t’i njohin.  Vasilika dhe Tina, janë një numër i gjatë në këtë 12 vjeçar gjërat me të cilat njëra apo tjetra kanë kontribuar, që nga reforma në drejtësi, te ligjet për fuqizimin e grave, e plot të tjera.

Nëse do sillja për punën dhe angazhimi i tyre sot do mbeteshim pa e nxjerrë. Faleminderit nga zemra, 1000 herë faleminderit për vlerën që shtuan në këtë familje, për urtësinë e propozimeve dhe argumenteve të tyre në çdo debat, dhe angazhimi dhe me komunitetin në zonat që kanë mbuluar.

Faleminderit personalisht për kënaqësinë e veçantë që më kanë dhënë. Duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë fushatë dhe në vazhdim si pjesëtare të kësaj partie.

Top Channel