“Sonte këndoj shumë vonë dhe do jesh në gjumë”/ Nipi se shikon dot, Ermal Meta debaton për radhën në Sanremo

06/03/2021 14:31

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka debatuar mbrëmjen e djeshme me organizatorët e Festivalit të Sanremos, për shkak të radhës që i kishin lënë për të performuar.

Ai ka kërkuar që të performojë në një orar të përshtatshëm sepse nuk e shikon dot nipi i tij i vogël.

Bisedën me nipin ai e ka publikuar në profilin e tij. Nipi për shkak të orës së vonë nuk ishte në gjendje të shihte xhaxhanë e tij në televizor.

Biseda emocionuese mes tyre:

Nipi: Përshëndetje Xhaxhi Ermal, a do të të shoh duke kënduar sonte?

Ermal Meta: Jo dashuri, edhe sonte këndoj shumë vonë dhe në atë orë ti do të jesh në gjumë

Nipi: Atëherë do të të ëndërroj, xhaxhi.

Ermal Meta: Sonte këndoj për ëndrrat e tua dhe ndoshta nesër edhe për sytë e tu.

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta kryeson listën e 10 këngëve më të mira në “Sanremo 2021”, në klasifikimin e përgjithshëm para finales me këngën “Un milione di cose da dirti”.

 

Top Channel