Foto/ Si do të dukeshin 7 pjesë të trupit të njeriut nëse do të ishin dizenjuar në mënyrë perfekte

06/03/2021 18:40

Ne në të vërtetë përjetojmë dhimbje gjatë lindjes për shkak të mënyrës se si trupat tanë ndryshuan përmes evolucionit. Në fakt, u deshën rreth 6 milion vjet që njerëzit të arrijnë këtu ku jemi sot, megjithatë ndryshimet që kaluam nuk na bënë të përsosur dhe trupat tanë kanë disa defekte për të cilat mund të mos jeni në dijeni.

Bright Side shpjegon se çfarë mund të bëhet që ato pjesë të bëhen “përsosje të inxhinierisë”.

FOTO GALERI
1/7
Kocka e legenit. Bebet kanë kokë të madhe dhe në të vërtetë kemi hapje të vogla të legenit. Kjo do të thotë se është një përshtatje shumë e ngushtë që koka të futet në kanalin e lindjes, gjë që e bën lindjen shumë të dhimbshme. Zgjidhja: Për ta bërë të gjithë procesin më pak të dhimbshëm, do të na duhej të kishim një kockë më të gjerë të legenit, por kjo do t'i bënte ijet tona më të mëdha, duke e bërë më të vështirë ecjen. Një zgjidhje tjetër do të ishte lindja duke e bërë fëmijën të dilte afër pjesës së kërthizës, që do të thoshte se ne do të lindnim përmes kërthizës të barkut.

Top Channel