Krimi në Fier/ Vuanin nga probleme të shëndetit mendor, 25-vjeçari e goditi për vdekje të atin me shkopin e dhenve

05/03/2021 14:43

Detaje të reja mësohen rreth ngjarjes të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Fier.

25-vjeçari, Erdis Rapi goditi për vdekje me shkop në kokë babain e tij, 52-vjeçarin, Dhori Rapi.

Në foto, viktima Dhori Rapi

Mësohet se viktima është qëlluar me shkopin që ruante dhentë. Paraditen e sotme ai sapo ishte kthyer nga Kumani, ku do të merrte një rekomandim për të shtruar të birin në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Pasi ka mbërritur në shtëpi, viktima i kërkoi të birit që të ruante dhentë. Ai ka kundërshtuar dhe është konfiktuar fizikisht me të atin në oborrin e shtëpisë. Pasi janë zënë e ka qëlluar prapa kokës me shkopin që ruante dhentë.

Të afërmit e viktimës thonë se edhe i ati dhe i biri vuanin nga probleme të shëndetit mendor.

Babë e bir kanë patur konflikte edhe më parë dhe 25-vjeçari Erdis Rapo e ka kërcënuar duke i thënë se do ta vriste.
Sipas të afërmeve, familja jetonte në kushte shumë të rënda ekonomike.

Viktima ishte babai i tre djemve, autorin e vrasjes, një te martuar që jeton në Greqi dhe një 17 vjecar.

(Në foto djali 17-vjeçar i viktimës)

Ndërsa, bashkëshortja e viktimës ka rreth 4 vjet qe ka ndërruar jetë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në foto, 25-vjeçari Erdis Rapi

Top Channel