Sizmiologu, Gerasimos Papadopoulos thotë se tërmeti që u ndje pak më parë ne shtetin helen u shkaktua nga një vatër aktive.

Papadopulos deklaron: “Tërmeti ishte sipërfaqësor dhe vjen nga një vatër aktive e njohur. Ishte shumë i fortë. Matja fillestare e Institutit Sizmologjik Gjerman tregoi 5.9 Rihter, ndërsa sipas Institutit Gjeodinamik ajo kishte një madhësi prej 6.0 Rihter“, shtoi ai.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti kishte thellësi 7.8 km. Kjo shpjegon pse lëkundjet u ndjenë në një zonë kaq të gjerë, duke përfshirë dhe Shqipërinë.

Top Channel