Një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë rreth orës 11:20 të paradites së sotme.

Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri. Epiqendra ishte 24 km në veriperëndim të Larisës, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 10 km. Të frikësuar nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda, njerëzit në Larisa dolën menjëherë në rrugë.

Fillimisht u raportua se lëkundjet ishin me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter, por EMSC përditësoi të dhënat duke e bërë me magnitudë 6.2 Rihter.

Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti i fuqishëm u ndje kryesisht në Athinë dhe disa zona të Greqisë Perëndimore. Policia ka dërguar forcat në këto zona për të parë nga afër ndërsa është raportuar se ka pasur edhe dëme.

Disa minuta më vonë, rreth orës 12:19, u ndjenë tërmete të njëpasnjëshme më të lehta se e para, ndërsa magnituda më e lartë ishte 4.9 e shkallës Rihter.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel