Mjeku njëkohësisht ish-deputet i PD-së, Halim Kosova i ftuar mbrëmjen e sotme në Open foli për planin e Partisë Demokratike.

Për sa i përket pjesës së planit të menaxhimit të situatës së pandemisë së COVID, ai e komentoi si një plan më shumë kundër qeverisë Rama se sa një plan për të zgjidhur situatën.

“Unë vij nga një fushatë që kam bashkëpunuar me amerikanë. Ai ma rrënjosi në mendje se si një politikan të ngjis në popullatë. Strategjitë e PD-së nuk i lëvizja dot as edhe një presje. Kur u mbush edhe fasada e sallës thash është program anti Rama apo anticovid?! Nk është se jam kundër atyre pikave. Por pse mos t’i ndash ato pika. Edhe e mban gjallë se nuk krijon idenë që po bën sulm politik. Duhet të ketë sesbën një konsensus. Këtë punë ka në detyrë opozita”, tha ai.

Top Channel