Një veprim i çuditshëm ka ndodhur në takimin mes Ledianës dhe Blerimit nga ana e vajzës.

Ajo filloi të këndonte një prej projekteve muzikore të Mevlanit. Kjo solli një reagim nga djali i cili në fund e la të vetme në tavolinë.

Biseda mes Blerimit dhe Ledianës:

Lediana: kam në mendje këtë këngën shuj shuj se pa ty nuk po vuj vuj

Blerimi: Akoma me mendjen tek Mevlani ti?

Lediana: Jo nuk e kam mendjen tek ai por më erdhi në mendje kënga.

Blerimi: Mendoj që sa më pak të përmendësh emra të tjerë është më mirë në takimin tonë.

Lediana: Unë mendoj se sa më shumë të përqendrojmë vëmendjen tek ne të dy është më mirë.

Blerimi: A është problem që jemi në të njëjtin profesion?

Lediana: S’është problem si mjek si këngëtar…

Blerimi: Këngëtar? Ika unë…

Lediana:  A do ma këndosh dhe ti një këngë?

Lediana  në studio e mohoi pjesën se fjala këngëtar kishte lidhje me Mevlanin, por ishte e rastësishme gjatë bisedës me Blerimin.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel