Pamje nga aksidenti

Një person që po ecte në këmbë është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme ne Bulqizë.

Viktima është identifikuar si Rushit Rusi 69 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin në afërsi të Urës së Çerenecit.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i automjetit N.D. është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur pas pak orësh nga policia.

Nuk dihen ende shkaqet se si ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Bulqizë

Shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e 69-vjeçarit, shoqërohet në Komisariat drejtuesi i mjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes. Rreth orës 20.00, në vendin e quajtur Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) shtetasi N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, drejtuesin e automjetit i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Top Channel