Foto ilustruese

I mituri 16-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në Sukth.

Viktima është identifikuar me iniciale F. O., i cili sipas policisë po drejtonte makinën tip “Renault”. Pas aksidentit është arrestuar drejtuesi i makinës tip “Benz”, Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Durrës

Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç. Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme dy automjete u përfshinë në aksident ku mbetën të plagosur katër persona. Makina tip “Renault” dhe një mjet tip “Benz”, i drejtuar nga 55-vjeçar janë përplasur dhe për pasojë, u lëndua njëri prej drejtuesve me tre të rinjtë që kishte në automjet.

Njoftimi i djeshëm i policisë:

Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel