Momente të rënda/ Bebja hipopotam sulmohet dhe mbytet nga mashkulli në betejën për dominim të tufës (fotot)

27/02/2021 17:39

Më poshtë përshkruhet momenti tronditës kur një bebe hipopotam sulmohet mizorisht dhe mbytet nga një mashkull i ri, gjatë luftës për marrjen e komandës së tufës.

Në sulmin shokues hipopotami me peshë 1.5 ton ngul dhëmbët te këlyshi i njomë, dhe e mban atë nën sipërfaqen e ujit.

Më pas mashkulli e tund dhunshëm këlyshin, i cili përgjaket në dhëmbët e tij.

Të tjerë hipopotamë qëndrojnë duke ndjekur skenën aty pranë, teksa i vogli merr frymë për herë të fundit dhe fundoset në ujë.

Mashkullit rreth 4 metra i gjatë iu deshën rreth dy minuta për të vrarë këyshin e vogël që nuk ishte më shumë se një-javësh.

Sulmi brutal është rezultat i luftës për dominim brenda tufës së hipopotamëve meshkuj, ku mashkulli vrasës më parë kishte mundur dhe përzënë nga tufa babanë e këlyshit.

Me qëllim të çiftohen me sa më shumë femra që munden, meshkujt vrasin këlyshët e vegjël të hipopotamëve të tjerë.

Kur nënat nuk kanë më të voglin që pi gji, ato janë të gatshem të çiftohen përsëri.

Sulmi u regjistrua nga Peter Geraerdts, menaxheri i parkut natyror në jug të Luangwa në Zambia.

FOTO GALERI
1/6
Momenti tronditës kur një bebe hipopotam sulmohet mizotrisht dhe mbytet nga një mashkull i ri, gjatë luftës për komandën e tufës.

Top Channel