Më në fund në Shqipëri ka mbërritur një suplement i cili mund të ndihmojë qytetarët në përballimin e situatës së Covid 19.

Ky suplement, ndihmon organizmin e personave që ta përballojnë më mirë situatën gjatë kohës që është janë të prekur me koronavirus, por mund të përdoret si para apo edhe pas infektimit, për rritjen e imunitetit. Mjekja Entela Shkodrani  shpjegon më tej.

 “Të gjithë gjatë kësaj kohe jemi këshilluar nga mjeket për të marrë suplemente të shumta; si në periudhën për t’u përgatitur përpara infektimit nga virusi; si në periudhën që jemi të prekur, por edhe për të përballuar situatat e mëtejshme nga virusi. Një produkt shumë i mirë që ka disa muaj në tregun shqiptar është Deviral. është një produkt i cili në përbërjen e tij ka disa elemente bashkë. Është një produkt i cili përmban zink, përmban vitaminë C, përmban ekstrakte bimore të rrënjëve të thata. Ajo që ka më shumë rëndësi është që përmban edhe probiotikët, të cilët janë disa elementë të nevojshëm për të garantuar florën tonë intestinale, pra të zorrës, që të mos ketë ndikime të ndryshme të medikamenteve që përdorim gjatë kohës që jemi me Covid”, tha Entela Shkodrani.

Deviral,  në rastin e Covid 19, ndihmon personin e prekur që të kalojë më lehtë simptomat, dhe kryesisht ato që kanë lidhje me vështirësitë në frymëmarrje.

“Është nje suplement që mund të përdoret si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Është totalisht i tolerueshëm nga organizmi. Nuk ka fare efekte anësore, duke qenë se është nje element i cili ndihmon organizmin për të përballuar infeksionet bakteriale, virale, për të rritur imunitetin. Është shumë i preferueshëm në infeksionet që kanë lokalizimin në traktin respirator, siç është ky virus. Mbi të gjitha ndihmon shumë në luftën kundër proceseve oksidative të organizmit dhe redukton lodhjen e organizmit”, th ajo.

Deviral, mund të blihet lehtësisht në farmaci, pasi personi që kërkon ta përdorë të jetë këshilluar edhe me mjekun.

Top Channel