Sondazhi i Top Channel dhe IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open” drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.

Sipas sondazhit, 39% e të anketuarve duan që Rama të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe të jetë përsëri në qeverisje. Ndërsa 29% e të anketuarve nga 12 qarqe të vendit mendojnë se vendi duhet të drejtohet nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Oliviero Marchese, drejtori i Përgjithshëm i Kërkimeve Elektorale, IPSOS në një lidhje me skype në “Open”  shpjegoi se përse shumatorja e shifrave të të dhënave të këtij sondazhi del 99%.

I kemi rrumbullakosur, duhet të rrumbullakosur. Të dhënat janë të rrumbullakosura, nga ana tjetër do të doja të thoja që nuk shkojnë asnjëherë në 100% të saktë. Përtej kësaj, ndryshe do të vendosnim presjet. 39% thotë se fiton Edi Rama, 38% tha që vendi po shkonte në drejtimin e duhur, mbani mend se 47% ishte shifra e drejtimit të gabuar dhe vetëm 29% mendojnë se lideri Lulzim Basha me PD duhet të drejtojnë vendin. Diferenca, pra dallimi i shumë gjërave është ai 22% që ndoshta është tek ata që mendojnë se vendi po shkojnë në drejtimin e gabuar, por për momentin nuk mendojnë se lideri i PD duhet të drejtojë vendin. Ndaj themi se ka një farë uniteti pas liderit të PS dhe më pak unitet pas liderit të opozitës, është normale. Janë gjëra që mund të ndryshojnë gjatë fushatës.

“51%, pra 29 dhe 22, do të thotë që këto persona janë shumë të krahasueshme me 47% të personave që mendonin se vendi po shkonte në drejtimin e gabuar. Nga ana tjetër kemi ende në terma lidershipi të PD, pra nuk ka atë unitet që e shohim në të majtën. E thonë shqiptarët, nuk po e thotë Marchese”, theksoi ai.

Top Channel