Nga fotot në hotel me Beartin tek lidhja me Andin, Tea reagon për “bombat” e Shqipes. Ja si është e vërteta (FOTO)

28/01/2021 09:55

Tea Trifoni, një prej ish konkurrenteve të “Për’puthen”, e cila u largua nga programi së bashku me Andin për tu njohur më shumë jashtë, ka reaguar për ‘bombat’ e Shqipe Hysenaj.

Në ditën që do të bëhej deklarata se Andi dhe Tea do të largoheshin nga programi, ish konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipja nxori një sërë imazhesh që të provonte se Tea ka pasur lidhje me Beartin dhe kanë qëndruar në një hotel në Bogë.

Ditën e djeshme, Tea ka reaguar me disa postime në Instagram dhe ka sqaruar fotot në fjalë duke hedhur poshtë fjalët e Shqipes, që nga njohja me Andin para se të hynin në program deri tek lidhja me Beartin.

Deklarata e plotë e Teas: “Sot dua të adresoj ca drama që kanë ndodhur kohët e fundit në internet, të cilat më përfshijnë mua. Unë zgjedh që të qëndroj e heshtur sepse janë gjëra të pavlera, që njerëz pavlerë i bëjnë për të fituar vëmendje. Sot gjithsesi do ua sqaroj dhe do iu kthej përgjigje. Pse nuk reagoj unë kur Shqipja publikon “bombat” e saj? Për ata që nuk e dinë kush është Shqipja, Shqipja është një vajzë 29-vjeçare, një ish-konkurrente që nuk i ndahet shpirti nga “Për’Puthen”.

Me këtë story të postuar, Shqipja pretendonte që unë dhe Andi njihemi që në vitin 2015-të, kur unë isha 16-vjeçe dhe i bija maces me lugë. Pasi kjo story u bë virale, nishanet e mia edhe veshi im ishte një organ që u bë më i famshëm se vetë Shqipja. Në atë kohë Andi ka qenë në Gjermani, unë në Fier dhe jo: nuk jemi ne të dy në atë foto. Gjithsesi pas shumë aludimesh, Shqipja ndryshoi historinë dhe postoi diçka tjetër.”

Tea flet për audion e Andit: “Pyesni ju, çfarë ka dashur Shqipja të thotë me këtë voice të Andit? Shqipja donte të thoshte me këtë voice që Andi është burri i saj dhe jo i imi, pra që ata të dy bashkë kanë pasur një lidhje ose kanë një lidhje dhe Andi me mua është duke bërë lojë, duke më mashtruar e të tjera. Duke qenë se kjo nuk bëri bujë dhe askush nuk ia vari Shqipes, Shqipja vjen me bombën tjetër.”

Tea publikon fotot me Beartin“Pra një bluzë, të cilën unë dhe një djalë tjetër e kemi të njëjtë por Shqipja nuk e specifikon. Ju duhet ta gjeni vetë se kush është ai…është Bearti. Imagjinoni ça bëhet nëse unë vesh një papion, me kë e tradhtoj unë Andin këtë herë…ëë Arjan? Por as kjo bombë nuk bëri bujë dhe Giveaway i Shqipes nuk po ecte. Prandaj Shqipja hodhi bombën e radhës.”

Fotoja me Andin: “Pra çfarë provohet me këtë story? Që unë dhe ajo vajza, të dyja kemi një bluzë me vija horizontale dhe e dyta që pasi Shqipja ka qenë me Andin dhe unë e tradhtoj me Beartin, rikthehemi te historia që unë me Andin njihemi që në 2015-tën…pra të gjitha gjërat e mëparshme bien poshtë, apo jo? Por edhe pasi vërtetohet që unë dhe Andi kemi 6 vite të lidhur bashkë dhe jemi një çift ujqërish të vjetër, hipoteza bie prapë poshtë…”

Tea publikon foton me Beartin në dëborë“Me këtë storyn e fundit Shqipja tregon që unë jam duke shijuar jetën time diku larg Tiranës. Ja dhe për ju që më pyesni se ku jam unë, kjo është pamja nga ballkoni im i shëmtuar… Për ta mbyllur se dhe unë u lodha, pengu i Shqipes: dy hipoteza, Shqipja është një person me tendenca homofobike, për të cilët zakonisht thuhet që janë njerëz që ndrydhin ndjenjat e tyre edhe prandaj shpërthejnë ashtu.

Së fundmi ka publikuar një video, me titullin: “Homofobikët janë homoseksualë!”

FOTO GALERI
1/13

Top Channel