Gjermania bllokon AstraZeneca-n/ “Jo” vaksinës së saj për moshat mbi 65 vjeç

28/01/2021 16:46

Autoritetet gjermane nxorën një rekomandim që vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Universiteti I Oksfordit dhe kompania AstraZeneca të mos përdoret tek personat e moshës 65 vjeç e lart.

Komiteti per vaksinat ne Gjermani përmendi mungesën e të dhënave të mjaftueshme nga kjo vaksinë si arsye përse konsiderojnë se të paktën për momentin, ajo nuk duhet përdorur tek grupmoshat e vjetra. Masa e ashpër gjermane vjen pikërisht përpara vendimit që duhet të marrë Agjencia Europiane e Barnave mbi vaksinën e Astra Zeneca-s, krijuesit e së cilës insistojnë se ajo është e sigurtë dhe për moshat e thyera.

Mbretëria e Bashkuar e ka përdorur këtë vaksinë në programin e saj për imunizim masiv prej javësh, derisa zyrtarët për shëndet publik kanë thënë se vaksina është e sigurt dhe ofron “nivele të larta të mbrojtjes” kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ky lajm vjen ndërkohë që Bashkimi Europian është përfshirë në mosmarrëveshje te mëdha me prodhuesit e vaksinave, meqë ata kanë njoftuar se do të ulin prodhimin e vaksinave për shkak të disa ndryshimeve të domosdoshme nëpër fabrika. BE nga ana tjetër pretendon se këto kompani duhet të jetësojnë premtimet e veta. Edhe kompanitë tjera, Pfizer/BioNTech, kanë njoftuar së fundmi se do të bëjnë zvogëlime në dërgesa në BE.

Top Channel