Operacioni “Çlirimi i Detit”/ Luftanija amerikane hyn ne detin e Kinës jugore

27/01/2021 21:00

Një aeroplanmbajtëse amerikane ka hyrë në Detin e Kinës Jugore në atë që Pentagoni e përshkruan si një udhëtim “për të siguruar lirinë e deteve”, ndërsa Pekini e shikon si përpjekje të Washingtoni për të “demonstruar forcën” në rajon.

USS Theodore Roosevelt lundroi në ujra të diskutueshëm me të gjithë grupin e saj të luftanijeve që sipas ushtrisë amerikane, do të kryejnë “operacione rutine” për të siguruar lirine e lundrimit dhe për të mbështetur aleatet e SHBA-së. ministria e jashtme kineze reagoi duke thënë se kjo zhvendosje “nuk po kryhet në të mirë të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Shtetet e Bashkuara e kanë Kinën se po përpiqet të ndërtojë një ‘perandori detare’ me ishujt artificialë të militarizuar në rajon. disa analistë u shprehën se ky patrullim ishte në fakt një shenjë se administrata e re e Biden ‘nuk mund të tregojë dobësi në politikën e jashtme’. Zhvillimi i fundit vjen në mesin e shqetësimeve që ka ngjallur përshkallëzimi I tensioneve mes Kinës dhe Tajvanit.

Vetëm pak më herët, autoritetet tajvaneze raportuan një incursion të avionëve luftarakë bombarduesve kinezë në zonën e mbrojtjes ajrore të ishullit.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel