Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një person i maskuar ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme në një farmaci.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, ndërsa autori ka qenë i maskuar dhe i veshur sportiv me një bluzë ngjyrë gri me kapuç.

Top Channel ka siguruar pamjet e autorit brenda farmacisë teksa kërcënon një grua për t’i dhënë paratë.

Më pas autori ka lëvizur në këmbë në rrugën “Bardhok Biba” ka dalë në unazë tek rruga “Urani Pano”. Sipas policisë ka një person të dyshuar që mund të jetë autori i kësaj ngjarje ndërsa po punon për kapjen e tij.

Top Channel