Si nëpër filma! I bllokuar nën 4 metra dëborë prej ditësh, shpëtohet roja e bujtinës në Qafë Thore të Thethit

26/01/2021 21:39

Forcat e FNSH Shkodër, Administrata e Zonave te Mbrojtura dhe banorë të Thethit, sot kanë bërë të mundur shpëtimin dhe evakuimin e një shtetasi te bllokuar në Qafë Thore nga dëbora.

Pjeter Kodra, roje i bujtinës në Qafe Thore, i cili jetonte i vetëm, ka kërkuar ndihmë për shkak se niveli i dëborës përreth kishte arritur në mbi 4 metër duke e izoluar.

Ne Theth, si shkak i reshjeve te vazhdueshme te dëborës situata është përkeqësuar ndjeshëm.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel