Martesë në spital COVID/ Çifti kurorëzon dashurinë e tyre në prag të vdekjes (Video)

26/01/2021 09:55

Një çift nga Britania e Madhe të infektuar me COVID-19 vendosën që të martoheshin në spital.

Dyshja arritën të martohen pak momente pasi dhëndri të futej në respirator. 31-vjeçarja Elizabeth Kerr dhe Simon O’Bryan, 36, u pranuan në spitalin “Milton Keyns” të Britanisë së Madhe më 9 janar pasi patën një përkeqësim të shëndetit.

Pas martesës çifti është drejt rrugës së shërimit të plotë. Kerr me profesion është infermiere e cila i kishte treguar të gjitha planet një kolegeje, e cila e pyeti nëse dëshiron të martohet në spital. Asaj i është thënë se kjo mund të jetë “mundësia e tyre e fundit”.

Ndërkohë, derisa personeli po tentonte të siguronte lejen për martesë, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe nga 12 janari është dërguar në repartin e kujdesit intensiv,  për t’u futur në respirator.

Top Channel