Durrës/ Dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në qytet, vihen nën hetim 3 adoleshentë

26/01/2021 12:29

3 të mitur janë vënë nën hetim pasi dyshohen se kanë kryer 15 vjedhje në vende të ndryshme në qytetin e Durrësit.

Procedohen penalisht për shkak të moshës, 3 shtetas, si autorë të dyshuar të 15 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, proceduan penalisht për shkak të moshës shtetasit e mitur:

G., 16 vjeç, L. O., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur një derë në magazinën e shtetasit P. E.

Gjithashtu, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 14 vjedhjeve të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve R. G., L. O., dhe K. P., për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

 

Top Channel