Aksident fatal në autostradën Levan-Vlorë/ Humb jetën një grua, një tjetër në gjendje të rëndë

26/01/2021 19:49
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë, tek vendi i quajtur Kripa.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një shtetase, identiteti i së cilës nuk është mësuar ende.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se një person tjetër është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel