Vëllai i Princeshë Dianës ndan foton e rrallë të mamasë së tyre, shihni ngjashmërinë nënë e bijë (Fotot)

25/01/2021 18:11

Vëllai i Princeshës Diana e nderoi nënën e tyre të ndjerë në 85- vjetorin e lindjes.

Charles Spencer, ndau një portret të Frances Shand Kydd në faqen e tij në Instagram këtë javë. Portreti tregon ngjashmëri të jashtëzakonshme me Princeshën Diana. Nëna dhe vajza kanë flokë të ngjashëm bionde dhe sy të mëdhenj blu.

Nëna ime në këtë foto, ditëlindja e saj e 85-të“, e titulloi Charles portretin, i cili shfaqet në bibliotekë në Althorp House. “Ajo lindi në Sandringham, Norfolk”.

56-vjeçari, shtoi se nëna e tij vdiq tre ditë pas përvjetorit të martesës me babanë e tij në qershor 2004, edhe pse çifti u divorcua në 1969 pas 15 vitesh martesë.

Diana dhe Frances ndanë një marrëdhënie të komplikuar. Familja mbretërore vonë e zbuloi se pasi ajo u martua me Princin Charles, Diana kishte konflikt me nënën e saj, e cila thuhet se e ka detyruar Dianën të martohet.

Diana dëgjohet të thotë në një regjistrim: “Unë nuk fola me të për tre ose katër vjet më vonë”.

Burimi: People

FOTO GALERI
1/5
Frances Shand Kydd dhe Princeshë Diana

Top Channel