Fotot/ Atentat për pazare droge, kush është 38-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmë në Durrës

25/01/2021 11:43
Viktima Edmir Begu

Personi që shihni në foto është i riu i ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Viktima është identifikuar si Ilir Kuçi, i cili fillimisht mbeti i plagosur, por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas në spitalin rajonal të Durrësit.

Ilir Kuçi, nga kqyrja e sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Edmir Begu në Ilir Kuci apo edhe Jetmir Begu. Fillimisht u raportua për një konflikt çasti, por burime për Top Channel mësojnë se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt 38-vjeçarit, që s’mundi t’i rezistojë plagëve të marra.

Ngjarja dyshohet se ka shkak prishjen e pazareve të drogës, ndërsa viktima ka lëvizur disa herë drejt Italisë.

Për shkak të motit të keq, në zonë kishte shumë pak lëvizje njerëzish, gjë që i favorizoi autorët. Ata mundën që t’i iknin edhe policisë pas të shtënave në breshëri.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel