Duket se E Diell nuk ndiqet vetëm në vendin tonë. Programi i të dielës i ka kaluar edhe trevat e shqiptarisë duke fituar një audiencë të konsiderueshme edhe në Itali. Audiencë e cila është nxitur dukshëm nga kompeticioni më i ri i kërcimit „Just Dance“, saqë Italia ka vendosur të dërgoj përfaqësuesit e saj.

Sara dhe Angelo janë çifti më i ri në Just Dance. Me një debutim mbresëlënës, dyshja italiane ka arritur të skualifikoj Glesjan në përballjen e tyre direkte. Komplimenta dhe vlerësim maksimal I ka dhënë edhe juria, duke i konsideruar si konkurrent me potencial të padiskutueshëm dhe se do të jenë rival të vëshitrë për gjithë të tjerët.

Gjithsesi, produksioni i E Diell tregon se konkurrentë të tjerë të huaj priten të bëhen pjesë e programit. Por deri atëherë, të shohim çdo të ndodhë…

Top Channel