Pamjet/ I vunë tritol në makinë mëngjesin e sotëm/ Ndërtuesi për Top Channel: S’kam dyshime për persona të tjerë

23/01/2021 11:04
Pamje nga vendngjarja

Pas ngjarjes mëngjesin e sotëm, ku ndërtuesit Saimir Nasi i vunë tritol në makinën e parkuar në garazh, ai është prononcuar për Top Channel.

Biznesmeni u tregua i rezervuar duke thënë se nuk kishte dyshime për persona të tjerë që mund t’i kenë vënë tritolin.

“Nuk kam dyshime. Deklarimet e tjera i kam dhënë në polici”, tha Nasi.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i vënies së tritolit në makinën e tij Porche mëngjesin e sotëm në garazhin ku makina e tij ishte e parkuar në fshatin Qesarakë në Tiranë.

Makina tip “Porche”  shpërtheu si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar garazhin në të cilin ndodhej edhe makina.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë, mjeti i parkuar në garazhin e një pallati në pronësi të shtetasit S.  N, ne rrethana të paqarta dyshohet  se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

FOTO GALERI
1/16
Makina tip "Porche" ku u vu tritoli

Top Channel